Hamsik: Napoli duhet të synojë Scudetton, do të kisha qëndruar për gjithë jetën

schedule17:50 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 17:50 - 10 Dhjetor, 2021

Marek Hamsik, ish-kapiteni i Napolit nga viti 2007 deri në 2019, nuk i ka harruar emocionet e përjetuara dhe është rikthyer të flasë për napolitanët përmes rubrikave të gazetës spanjolle Marca :

“Unë ndjek të gjitha ndeshjet e Napolit. Po bën një kampionat të bujshëm, po luan mirë dhe mendoj se synimi duhet të jetë fitimi i Serisë A. Në Napoli shkova afër Scudettos, kjo është ajo që ne futbollistët aspirojmë të fitojmë . ”

Tani në Turqi, te Trabzonspor, Hamsik pranon se do të kishte qëndruar me kënaqësi në Napoli nëse nuk do të kishte ardhur thirrja nga Dalian Pro në Kinë:

“Isha i lumtur dhe po luaja për një klub të madh. Gjithashtu kisha mundësinë të shkoja te Borussia Dortmund, por në fund u rinovova me Napolin. Tani jam i fokusuar te Trabzonspor dhe jam i kënaqur me vendimet e mia.

Më pas një kujtim për Maradonën: “Diego është pjesë e qytetit, të gjithëve u mungon. Pata rastin dhe fatin ta takoj, më dha edhe fanellën, kishim marrëdhënie të mira”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!