Luis Hemilton është fituesi i provave të lira pasi siguroi pole position një ditë para çmimit të madh të Francës, e cila do të zhvillohet ditën e diel. Piloti britanik vendosi kohë rekord duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valteri Botas.
Asnjë nga skuteritë e tjera nuk mundi të sfidonte dot Mercedez Benz duke konfirmuar dhe një herë supermacinë e saj. Ferrari rezultoi edhe një herë tjetër si dështim. Vetëm vendi i tretë për kokëkuqen italiane nën drejtimin e Charles.
Në vendin e katër u rendit Red Bull i Maks Vershtapen. Sebasatian Vettel u rendit vetëm në vendin e 7 duke konfirmuar momentin aspak pozitiv. Çmimi i madh i francez parashikohet të jetë një garë e jashtëzakonshme mes dy pilotëve të Mercedez, Luis Hamilton dhe Valteri Botas./ABC News Albania 24/7