Hamilton niset nga vendi i parë në çmimin e madh të SHBA-së

schedule15:17 - 22 Tetor, 2017

schedule 15:17 - 22 Tetor, 2017

Ljuis Hamilton do të kërkojë të fitojë sot titullin kampion të botës në Formula 1. Piloti I Mercedesit fitoi provat zyrtare dhe do të niset nga vendi I parë në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rekord I pistës dhe nisje nga vendi I parë.
Ishte Ljuis Hamilton që triumfoi në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ostin, me kohën 1’33”.
Piloti anglez I Mercedesit do të jetë në pozicionin më të favorizuar për të synuar jo vetëm fitoren e garës, por edhe titullin kampion në Formula 1.
Tridhjetedyvjeçari fiton Botërorin nëse del I pari dhe nëse rivali I tyij kryesor, Fetel, arrin poshtë vendit të pestë.
Në krah të tij do të jetë pikërisht piloti I Ferrarit që në xhiron e fundit dha një kohë shumë të mirë, vetëm dy të dhjetat larg kundërshtarit të tij të madh.
Hamilton ka 59 pikë epërsi ndaj pilotit të Ferrarit, ndërsa mbeten edhe 4 gara deri në përfundim të sezonit, pra ai e ka thuajse të sigurt titullin e katërt në karrierë, që do ta bashkonte pikërisht me Fetelin.
Konkurrimi në atë që quhet “Pista e Amerikave” mund të jetë spektakolar, pasi vetë gjerësia e saj I bën të mundura parakalimet, ndërsa pilotët kryesorë nuk ishin shumë larg njëri-tjetrit.
Valteri Botas, Daniel Riçardo, Kimi Raikonen dhe Maks Verstapen, po ashtu mund të jenë shumë të shpejtë.
Gjithsesi, Hamilton duket I veçantë në këtë sezon, me anglezin që arriti suksesin e 72-të në karrierë në “pole position”, duke thelluar rekordin personal, ndërsa kërkon fitoren e 62-të, për t’iu afruar gjithnjë e më shumë rekordit tjetër që mbahet nga Mikael Shumaher.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!