Lewis Hamilton u kthye të garojë në fundjavën, që sapo lamë pas në Çmimin e Madh të Abu Dhabi, i fundit për këtë sezon. 35-vjeçari pati rezultuar pozitiv për Covid-19 pas garës së Baherinit, teksa në garën e Sakhir nuk ishte i pranishëm prej infektimit.
U kthye në Abu Dhabi dhe arriti të marrë vendin e tretë, duke kurorëzuar kështu titullin e shtatë kampion Bote. Pas garës Hamilton foli për vuajtjet e tij gjatë infektimit dhe lodhjes së madhe pas garës së gjatë më shumë se dy orë.
“Jam i shkatërruar fizikisht. Nuk ndihem mirë. Jam i lumtur dhe mirënjohës që jam gjallë. Nuk isha në gjendjen time optimale dhe përsëri arrita të përfundoj në podium. Covid-19 nuk është shaka. Kurrë nuk e mendova se ishte. Nuk mendova se isha i infektuar.
Më pas e kuptova se do e kisha të vështirë sepse ka njerëz, që kanë humbur jetën e tyre prej koronavirusit. Më duket e çuditshme të shoh liderë botërorë duke qeshur sikur nuk është asgjë.
E dija se nuk do të isha në gjendje të mirë fizike këtë fundjave, por e arrita. Aty ku ka vullnet, gjendet gjithmonë një mënyrë zgjidhje”, u shpreh ai.
Britaniku foli edhe për çështjen e rinovimit, teksa shpreh dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm më Mercedes. “Ishte një nga vitet më të vështirë, për të mos thënë më i vështiri. Planifikoj të jem te Mercedes vitin e ardhshëm.
Dua të jem këtu, Kemi për të bërë ende bashkë si në Formula 1 edhe jashtë saj. Shpresoj që shpejt të nisin disktuimet për rinovimin dhe ta arrijmë atë para Krishtlindjeve”, u shpreh Hamilton. /abcnews.al