Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hamilton fiton garën më të vështirë të karrierës në Formula 1

schedule13:00 - 27 Maj, 2019

schedule 13:00 - 27 Maj, 2019

Ljuis Hamitlon fitoi garën më të vështirë të tij në Formula 1, në Çmimin e Madh të Montekarlos. Kampioni i botës pati vështirësi me gomat, ndërsa nderoi kujtimin e legjendës Niki Lauda

Ka fituar shumë në karrierë, por kjo ishte e veçantë. Ljuis Hamilton, i pari në finish në një garë të Formula 1 mund të quhet krejt normale, veçse jo për mënyrën sesi shkoi Çmimi Ii Madh i Montekarlos.

Piloti i Mercedesit, kampion i botës në fuqi dhe kryesues i renditjes, u detyrua të përballonte 66 xhiro me goma më pak të forta sesa rivali kryesor, Maks Verstapen i Red Bullit.

Anglezi 34-vjeçar, gjithsesi, tregoi gjithë klasin e tij prej 5 herë kampioni të botës, duke përballuar sfidën e holandezit, edhe pse u ndihmua nga rrugët e ngushta të Principatës.

Kampioni i botës në fuqi ia doli të ekuilibronte makinën me aftësinë e tij të jashtëzakonshme, duke përballuar sulmet e rivalit, sidomos tentativën për parakalim në xhiron e 76-të.

Hamilton e mbylli garën me vetëm gjysmë sekondi më pak sesa Verstapeni, dhe thelloi epërsinë në krye të renditjes së Botërorit me 137 pikë ndaj 120 të Valteri Botasit, shokut të tij të skuadrës.

Në vend të dytë në Montekarlo doli Fetel dhe i treti Botas, pasi Vertapeni u dënua me shtim të 5 sekondave.

Në renditjen e skuadrave, Mercedesi është i shkëputur me 257 pikë pas 6 garave, ndaj 139 pikëve të Ferrarit.

“Nuk e di se çfarë i shkoi ndër mend teknikëve të skuadrës sime kur ndërruan gomat, por u thashë se do të na duhej ndonjë mrekulli, – u shpreh Hamilton pas garës, – ishte gara më e vështirë në karrierë, sidomos sepse pilotova për të nderuar kujtimin e Niki Laudës”.

Formula 1 e nderoi thellësisht legjendën austriake në Montekarlo.

Hamiltoni pati në kokë një kokore me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, për nder të kampionit të madh që vdiq në moshën 70-vjeçare, dhe që ishte pjesë e skuadrës Mercedes.

Ishte kjo fitorja e katërt e 34-vjeçarit këtë Botëror, dhe e 77-ta në karrierë, që do të thotë se tani është vetëm 14 suksese larg rekordit të legjendarit Mikael Shumaher. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!