“Hambari” i socialistëve, si u ndanë votat mes PD, PS dhe LSI te njësia 5 në Tiranë

schedule04:22 - 28 Prill, 2021

schedule 04:22 - 28 Prill, 2021

Rreth orës 01:30 përfundoi numërimi i 95 kutive në njësinë nr. 5 në Tiranë, e njohur si bastioni i PS-së. Por si u nda rezultati? Partia Socialiste mori 20230 ose 51.98%, PD 13225 vota ose 33.98%, LSI 2545 vota ose 6.54% dhe PSD 918 vota ose 2.36%.

I pranishëm deri në momentin e fundit për të ndjekur procesin ishte edhe i deleguari i PS-së për këtë njësi, Pandeli Majko, i cili shpreson që ky rezultat i mirë të rezultojë edhe te numërimi i votave për kandidatët.

Pandeli Majko është i 19-ti në listë dhe duhet të thyejë hersin për të zbritur një nga socialistët fitues brenda 18-shes për t’u futur në Kuvend.

Në Tiranë kanë mbetur edhe 16 kuti për të mbyllur procesin, deri tani, rezultat që nuk pritet që të ndryshojë; PSD 1 mandat, LSI 2 mandate, PD-AN 15 mandate dhe PS 18 mandate./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!