Izraeli ka tërhequr ekipin e tij negociues nga Katari pasi Hamasi refuzoi ofertën e tij të fundit në bisedimet për një marrëveshje pengjesh dhe armëpushim. Lajmi raportohet nga mediat izraelite.
Në një deklaratë, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se pozicioni i Hamasit ishte “dëshmi e qartë e mosinteresimit të tij për vazhdimin e bisedimeve dhe një dëshmi e trishtuar për dëmin e shkaktuar nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Një ditë më parë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutën për armëpushim në Gaza. Në shenjë proteste, Izraeli anuloi vizitën e delegacionit të tij në SHBA pasi kjo e fundit nuk vendosi veto ndaj rezolutës./abcnews.al