Hamasi pranon propozimin për bisedimet për lirimin e pengjeve 16 ditë pas fazës së parë

schedule07:25 - 6 Korrik, 2024

schedule 07:25 - 6 Korrik, 2024

Hamasi ka pranuar një propozim të SHBA për të filluar bisedimet për lirimin e pengjeve izraelite, duke përfshirë ushtarë, 16 ditë pas fazës së parë të një marrëveshjeje që synon t’i japë fund luftës në Gaza, tha një burim i lartë i Hamasit të shtunën, raporton Reuters.

Grupi militant islamik ka hequr dorë nga kërkesa që Izraeli së pari të angazhohet për një armëpushim të përhershëm përpara nënshkrimit të marrëveshjes dhe do të lejojë negociatat për ta arritur këtë gjatë fazës së parë gjashtëjavore, tha burimi në kushte anonimiteti, sepse bisedimet janë private.

Një zyrtar palestinez i afërt me përpjekjet e paqes të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht ka thënë më herët se propozimi mund të çonte në një marrëveshje kornizë nëse ‘përqafohej’ nga Izraeli dhe do t’i jepte fund luftës nëntë-mujore midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Konflikti ka marrë jetën e më shumë se 38,000 palestinezëve, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës. Lufta shpërtheu pasi Hamasi sulmoi qytetet jugore izraelite më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje./abcnews.al