Hamasi përplas BBC me qeverinë britanike

schedule22:59 - 10 Tetor, 2023

schedule 22:59 - 10 Tetor, 2023

BBC deklaroi se nuk do t’i nënshtrohet presionit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për ta përshkruar Hamasin si një grup “terrorist”.

“Ne gjithmonë e marrim shumë seriozisht përdorimin e gjuhës. Kushdo që shikon ose dëgjon mbulimin tonë do të dëgjojë fjalën “terrorist” të përdorur shumë herë, ne ia atribuojmë fjalën atyre që e përdorin atë, për shembull, qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Kjo është një qasje që është përdorur për dekada dhe është në përputhje me atë të transmetuesve të tjerë, ” tha një zëdhënës i BBC.

Sekretarja e Kulturës Lucy Frazer pyeti Tim Davie, drejtorin e përgjithshëm të BBC-së, nëse korporata duhet të rishikojë udhëzimet e saj.

“BBC është një transmetues i pavarur editorialisht, detyra e të cilit është të shpjegojë saktësisht se çfarë po ndodh ‘në terren’ në mënyrë që audiencat tona të mund të bëjnë gjykimin e tyre,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!