Pas bombardimeve në kampin e refugjatëve Jabalia, Hamasi u kërkon vendeve arabe dhe myslimane “të marrin një qëndrim historik dhe vendimtar për të ndaluar masakrat” e kryera nga Izraeli dhe atë që ai e përshkruan si “gjenocid” kundër popullit palestinez.
“Masakra e okupimit terrorist sionist [Izraelit] në kampin Jabalia tolerohet nga të gjitha vendet, qeveritë dhe organizatat që mbështesin këtë entitet sionist terrorist”, thuhet në deklaratë. “Ata janë të gjithë të njëanshëm ndaj agresionit dhe krimit izraelit 25 ditë më parë, para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
“Kur do të nxiten ndërgjegjet për të ndaluar serinë e masakrave, për të hapur kalimin e Rafahut, për të sjellë mbështetje, ndihmë, karburant dhe spitale fushore në Rripin e Gazës dhe për të shpëtuar mijëra jetë dhe shpirtra të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, gra, të sëmurë dhe të plagosurit?, thuhet në deklaratë.”/abcnews.al