Nuk ka pasur bisedime në lidhje me një marrëveshje pengjesh në këmbim të një armëpushimi tjetër të përkohshëm. Këtë e deklaroi, duke folur për Al Jazeera, Osama Hamdan, një përfaqësues i Hamasit në Liban.
Sipas tij, Hamasi kishte informuar ndërmjetësuesit se prioriteti i grupit ka të bëjë me një armëpushim të përhershëm dhe se për momentin nuk flitet për lirimin e pengjeve para se lufta të ndalet.
Sipas Hamdanit, Izraeli nxori informacione të rreme për të shmangur presionin e brendshëm në rritje ndaj qeverisë për një marrëveshje pengjesh./abcnews.al