Gjatë të shtunës, raketa të shumta janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.
Disa prej tyre kanë rënë pranë civilëve, raportojnë mediat lokale, duke përfshirë edhe qytetin jugor të Ashkelon.
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës një raketë ka rënë në breg, por nuk ka të lënduar.
Sirenat e raketave u aktivizuan gjithashtu të shtunën pasdite në Tel Aviv dhe qytetet përreth.
Uebfaqja izraelite e lajmeve Ynet news raportoi se një raketë goditi një park makinash në Kiryat Ono, duke shkaktuar shpërthimin e disa makinave.
Raportohet se një burrë rreth të 50-ave në Holon vuajti nga thithja e tymit, ndërsa dy të tjerë u plagosën në Tel Aviv duke kërkuar strehim.