Sulmi i IDF në vendkalimin Rafah, në Rripin jugor të Gazës, është një “përshkallëzim i rrezikshëm kundër një strukture civile të mbrojtur nga ligji ndërkombëtar” dhe synon të prishë negociatat për një armëpushim. Kështu deklaroi Hamasi në një deklaratë të cituar nga mediat izraelite.
Sipas organizatës palestineze, “ky krim” ka për qëllim përkeqësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës. Hamasi thotë se fakti që operacioni u krye pasi njoftoi pranimin e propozimit të ndërmjetësve, konfirmon e Izraelit “për të ndërprerë përpjekjet për një marrëveshje”.
Hamasi më pas u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të ndaluar përshkallëzimin, “i cili kërcënon jetën e qindra mijëra civilëve të zhvendosur në Rafah dhe në të gjithë Rripin e Gazës”./abcnews.al