Hamasi e mori peng, dëshmia e 85 vjeçares: Militantët na trajtuan mirë, kujdeseshin për nevojat tona

schedule11:43 - 24 Tetor, 2023

schedule 11:43 - 24 Tetor, 2023

Yocheved Lifshitz, një 85-vjeçare, e cila u mbajt peng në Gaza për më shumë se dy javë, mbajti një konferencë për shtyp në Tel Aviv. E moshuara, e cila u lirua të hënën nga Hamas, tha se u duk se kishte përjetuar ferrin por se sado e vështirë situata do ta kalonte.

Lifschitz theksoi se qeveria izraelite shpenzoi miliarda për gardhin kufitar por nuk bëri asgjë për ta penguar Hamasin të kalonte. Ajo tha se militanët i hoqën orën dhe stolitë. Më pas kur ajo zbriti nga motori, njerëzit që e përshëndetën i thanë se “besojnë në Kur’an” dhe për këtë arsye nuk do ta lëndonin.

Ajo dhe 24 të tjerë u dërguan në tunele, të cilat ajo i përshkroi si “tokë të butë dhe të lagësht”. Sipas saj, pas dy ose tre orësh ata vendosën persona nga Kibbutz Nir Oz në një dhomë të veçantë.

Ajo thotë se kishte roje, një ndihmës mjek dhe një mjek.

Yocheved Lifschitz përshkroi kushtet në të cilat ajo dhe personat e tjerë mbaheshin rob, duke thënë se vendi ishte i pastër.

“Ne flinim në dyshekë në dysheme në tunelet nën Gaza, me një mjek që vinte për të vizituar çdo dy deri në tre ditë. Një rob i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident me motor rrugës për në Gaza mori mjekimin për plagët e tij,” tha ajo.

Madje një mjek i solli të gjitha ilaçet që i nevojiteshin.

Për sa i përket ushqimit, e moshuara tha se hanin djathë të bardhe dhe kastravec njësoj si militantët, madje ata kujdeseshin për çdo detaj dhe higjenën e grave.

Ajo përfundoi konferencën duke thënë se historia nuk kishte përfunduar derisa të ktheheshin të gjitha pengjet.

/abcnews.al

.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!