Hamasi: Do të respektojmë armëpushimin në Gaza nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kërkon dhe Izraeli e respekton

schedule22:33 - 25 Janar, 2024

schedule 22:33 - 25 Janar, 2024

Hamasi është zotuar të respektojë një armëpushim nëse kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë me kusht që edhe Izraeli ta respektojë atë. Organi më i lartë gjyqësor i OKB-së pritet të nxjerrë vendimin të premten në lidhje akuzën nga Afrika e Jugut, se Izraeli po bën gjenocid të palestinezëve në Gaza.

Gjykata gjithashtu mund të urdhërojë Izraelin të përfundojë fushatën e tij ushtarake në Gaza, e cila filloi pas sulmit masiv nga Hamasi më 7 tetor. “Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë bën thirrje për një armëpushim, lëvizja Hamas do ta respektojë atë për sa kohë që armiku bën të njëjtën gjë,” tha Hamasi.

Afrika e Jugut muajin e kaluar bëri një apel urgjent në gjykatë, duke thënë se Izraeli po shkel Konventën e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin dhe Shtypjen e Krimit të Gjenocidit, nënshkruar në vitin 1948, pas Holokaustit.

Afrika e Jugut kërkon që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të nxjerrë “masa të përkohshme” dhe dekrete emergjente për të mbrojtur palestinezët e Gazës nga shkeljet e mundshme të traktateve.

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve, janë ligjërisht të detyrueshme dhe përfundimtare. Megjithatë, gjykata nuk ka asnjë mënyrë për t’i zbatuar ato. Si për shembull kur ajo i kërkoi Rusisë të pezullonte pushtimin e saj në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!