Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Hamasi dhe Fatah, marrëveshje për kontrollin e Gazës pas luftës

schedule13:43 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 13:43 - 3 Dhjetor, 2024

Lëvizja e armatosur palestineze Hamas dhe partia Fatah që sundon Bregun Perëndimor kanë arritur një marrëveshje për qeverisjen e Gazën pas përfundimit të konfliktit me Izraelin, raportojnë mediat e huaja.

Sipas raportimeve, Hamasi më ekstrem dhe Fatah i moderuar miratuan projekt-marrëveshjen pas negociatave të zhvilluara në Kajro.

Sipas dokumentit të planit, komiteti, i cili do të përbëhet nga 10-15 anëtarë, do të jetë përgjegjës për ndihmën humanitare, arsimin, kujdesin shëndetësor, ekonominë dhe rindërtimin e Rripit të Gazës pas përfundimit të konfliktit.



Nisma vjen në një kohë të përpjekjeve të përtërira diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Gaza, e cila u ndez nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Këto përpjekje, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara së bashku me Egjiptin, Katarin dhe Turqinë, vijnë gati një javë pasi hyri në fuqi armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!