Hamasi deklaroi të dielën se deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden në lidhje me lirimin e pengjeve të 7 Tetorit përbëjnë një “pushtim” në negociatat për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Biden vlerësoi se armëpushimi do të ishte i mundur edhe “nesër” nëse do të liroheshin pengjet nga Hamasi.
“Ne e dënojmë këtë qëndrim të presidentit amerikan. Ne e konsiderojmë si një përmbysje të rezultateve të raundit të fundit të negociatave, që çoi në pajtimin e lëvizjes me propozimin e paraqitur nga ndërmjetësit”, thuhet në njoftimin e Hamasit.
Hamasi shton se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “nxitoi të prishte” raundin e fundit të bisedimeve duke nisur një sulm në qytetin më jugor të Gazës, Rafah./abcnews.al