Hamasi u bëri thirrje myslimanëve në Izrael, Bregun Perëndimor dhe në mbarë botën të premten dhe të dielën që të marrin pjesë në protesta masive për të kërkuar hapjen e kalimit në Rafah.
Këtë e raporton Times of Israel, duke cituar një deklaratë nga vetë Hamasi.
“I bëjmë thirrje popullit tonë në mbarë atdheun dhe jashtë tij, si dhe të gjithë anëtarët e kombit arab dhe islam, si dhe njerëzit e lirë të botës, që në ditët në vijim të intensifikojnë mobilizimin popullor dhe të demonstrojnë aktivisht të premten dhe të dielën nën slogani ‘Hape kalimin Rafah dhe ‘Ndal luftën gjenocidale në Gaza'”, thuhej në deklaratë.