Hamasi: Armëpushimi, fitore për palestinezët dhe humbje e Netanyahu

schedule22:54 - 20 Maj, 2021

schedule 22:54 - 20 Maj, 2021

Armëpushimi i shpallur nga Izraeli është cilësuar si fitore për popullin palestinez dhe humbje për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i ka thënë një zyrtari i Hamas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Ali Barakeh tha se militantët e Hamasit do të qëndrojnë në gatishmëri derisa ndërmjetësit të jenë në kontakt për të përfunduar detajet e armëpushimit, përcjell abcnews.al.

Egjipti, Katari dhe OKB kanë luajtur role kryesore në ndërmjetësimin e bisedimeve të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili sundon Gazën.

Ndërkohë, një ish i dërguar i SHBA-së në Lindjen e Mesme ka paralajmëruar se asnjë armëpushim nuk mund të zgjasë për aq kohë sa Hamas grupi militant që kontrollon Gazën ka raketa.

Dennis Ross, i tha Jerusalem Post se çdo marrëveshje do të ishte një “qetësi afatshkurtër”. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të lidhë ndihmën humanitare me çmilitarizimin e grupit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!