Hamasi akuza Biden: Hipokrizi, dëshiron t’i shpëtojë “fytyrën” Izraelit

schedule13:50 - 27 Shkurt, 2024

schedule 13:50 - 27 Shkurt, 2024

Hamasi akuzon presidentin amerikan Joe Biden për “hipokrizi”. Hamasi e cilëson draftin për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, të hartuar në bisedimet e Parisit si një propozim amerikan dhe synon “t’i shpëtojë fytyrën Izraelit”.

“Joe Biden po angazhohet në hipokrizi politike dhe po merr pjesë në vrasjen e palestinezëve”, tha Osama Hamdan, një anëtar i krahut politik të Hamasit.

Hamdan është i bindur se objektivi është t’i japë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut më shumë kohë për t’u përgatitur për një sulm të ri.

“Për grupin përparësi është ndalimi i agresionit, fundi i rrethimit dhe dhënia e ndihmës, pastaj do të vijë shkëmbimi i të burgosurve”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!