Hamas vonon lirimin e pengjeve/ Dita e dytë e armëpushimit, në këmbim Izraeli do të dorëzojë 42 të burgosur palestinezë

schedule18:43 - 25 Nëntor, 2023

schedule 18:43 - 25 Nëntor, 2023

Në ditën e dytë të armëpushimit të përkohshëm do të lirohen 14 pengje  izraelitë të mbajtur nga Hamasi në këmbim të 42 të burgosurve palestinezë, në një raport tre me një.

Një ditë më parë u  liruan  24 pengjet e parë, që mbaheshin te rrëmbyer nga  grupi Militant Palestinez në rripin e Gazës pas sulmeve vdekjeprurëse te 7 tetorit qe goditen Izraelin dhe nxitën nisjen e luftës ne Lindjen e Mesme. 13 Izraelitë, mes tyre gra dhe fëmijë, 10 tajlandezë dhe 1 Filipinas u kthyen në shtëpi ku u takuan me familjarët e tyre.

Tel Avivi Zyrtar në këmbim liroi 39 te burgosur palestineze, mes tyre 24 gra dhe 15 adoleshentë. Gjatë armëpushimit 4-ditor, grupi militant është zotuar se do t’i lirojë të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve që i ka marrë gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, ndërsa telaviv do të lirojë rreth 150 të burgosur.

Ndalimi i sulmeve dhe bombardimeve në zonën e “nxehtë” ka mundësuar që të kalojnë më shumë ndihma përmes kufirit egjiptian Rafah. Një numër kamionësh me ndihma humanitare janë dorëzuar në Rripin verior të Gazës, në mënyrë që t’u shpërndahen njerëzve të bllokuar atje.

Kjo është hera e parë që ndihma humanitare mund të dërgohet në veri të Gazës, pasi pushtimi izraelit nuk i lejoi asnë organizate tjetër ndërkombëtare të shpërndante ushqime edhe ilaçe në këtë zonë.

që sot të shkëmbejë më shumë pengje me të burgosur që po mbahen në Izrael në ditën e dytë të një armëpushimi, i cili ka mundësuar dërgimin e ndihmave tejet të nevojshme humanitare në Rripin e Gazës, pas shtatë javëve luftimesh të pareshtura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!