Armand Duka, kreu i FSHF, është i ftuari special në emisionin “Pressing” në ABC News mbrëmjen e sotme, prej orës 22:30. Ka shumë për të folur, sidomos në kushtet aktuale kur Superiorja ka vendosur të bojkotojë kampionatin.
Përballë moderatorit Gerti Çarçani ai pritet të flasë hapur dhe të shprehë edhe qëndrimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që dihet se është krah klubeve të futbollit. Normale diçka e tillë.
https://www.facebook.com/1589381031389312/posts/2758780884449315/
Sigurisht nuk do të mungojnë edhe replikat e me qeverinë, apo me vetë kryeministrin Edi Rama, i cili për të disatën herë kur i thuhet për të ndihmuar futbollin, përmend pagat e deklaruara si të punonjësve fason. Një emision i gjithi për të ndjekur… / abcnews.al