Haller befason me deklaratën e tij: Humbja e kampionatit në ditën e fundit ishte më e keqe se kanceri që kisha

schedule14:36 - 27 Shtator, 2023

schedule 14:36 - 27 Shtator, 2023

Fjalët e Sebastian Haller kanë bërë bujë. Në një intervistë për “Bild”, sulmuesi i Dortmund, jashtë për një pjesë të mirë të sezonit të kaluar për shkak të kancerit që kishte në testikuj, u rikthye të filste për sezonin e fundit.

“Humbja e trofeut të Bundesliga ishte më e keqe se diagnoza e kancerit në testikuj. Ndjeva më shumë dhimbje atë ditë se sa kur mora vesh për sëmundjen time.

Nëse je i sëmurë nuk mund të bësh asgjë për këtë. Duhet ta pranosh dhe ta kalosh. Por atëherë ne kishim titullin në dorë, mund ta vendosnim fatin tonë vetë. Fatkeqësisht duhet të pranojmë me dhimbje se kemi bërë gabime ose vendime të këqija.

Mundësitë e humbura ju hanë nga brënda. Ju mendoni se çfarë mund të kishit bërë më mirë, por gjithashtu mësova, veçanërisht gjatë sëmundjes që të mos lejoj që gjërat  negative të më pushtojnë”, është shprehur Haller./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!