“Hall of Fame” i futbollit gjerman, shtohen dy bavarezë

schedule10:59 - 12 Tetor, 2019

schedule 10:59 - 12 Tetor, 2019

Dy bavarezë të tjerë në “Hall of Fame” në muzeun gjerman të futbollit. Bayern Munich ka njoftuar ditën e sotme se Oliver Kahn dhe Jurgen Klinsmann janë shtuar mes emrave të tjera legjendarë të futbollit gjerman. Lista e lojtarëve të përfshirë në muzeun e hapur në prill në Dortmund, shkon në 11.

Helmut Schon, Dixie Dorner dheWolfgang Overath janë përfshirë në “Hall of Fame”, veç gjashtë bavarezëvë të tjerë: Sepp Maier, Franz Beckenbauer, Paul Breitner, Andreas Brehme, Lothar Matthaus dhe Gerd Muller.

Kahn, tanimë anëtor i bordit të Bayern Munich, ka luajtur me ekipin bavarez nga viti 1994 deri në vitin 2008. Ai ka fituar Champions League në vitin 2001 dhe ka qenë protagonist në finale kundër Valencias, duke pritur tre penallti.

Klinsmann ka luajtur vetëm dy vite me bavarezët, në periudhën 1995-1997. Ai ka provuar edhe ta drejtojë skuadrën gjermane si trajner, në sezonin 2008/09. Të dy lojtarët kanë dhënë shumë për kombëtaren gjermane, ccka ka bërë që edhe gazetarët t’i votojnë ata për të qenë pjesë e “Hall of Fame”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!