Halili: Herët për të folur për titullin kampion, na ka ndihmuar fati

schedule23:21 - 2 Shkurt, 2020

schedule 23:21 - 2 Shkurt, 2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur për mediet pas ndeshjes Tirana-Teuta, sfidë të cilën ekipi i tij e fitoi 2-1 me përmbysje. Numri një i klubit bardheblu tha: “Është shumë herët për të folur për titullin kampion. Kam biseduar edhe me skuadrën, edhe me drejtuesit, kemi bërë disa takime të shpeshta.

Të rrimë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera, përveç se asaj të radhës. Më duket se skuadra ka gjetur veten, është aty ku duhet të ishte nga ndeshja në ndeshje. Po punojmë mirë, skuadra po shkon mirë. Na ka ndihmuar edhe fati.

Shpresojmë që të vazhdojmë në këtë rrugë. Kontingjent lojtarësh ka goxha. Merkato është edhe e mirë, por është dhe shumë e rrezikshme. Konkurrenca nganjëherë nuk bën edhe mirë shumë. Egbosë i kemi plotësuar çdo dëshirë.

E kemi vrarë shumë mendjen për qendërmbrojtës, por nuk ka pasur të lirë as në Kosovë, as në Maqedoni. Sidibe do të mbulojë edhe qendrën e mbrojtës nëse do të jetë nevoja. Pa tifozë nuk ka festë, pa tifozë nuk ka futboll. Zgjedhjen e stadiumit e kanë bërë edhe lojtarët, si dhe dëshira ka qenë shumë e madhe e imja për ta luajtur këtu ndeshjen”, tha presidenti Halili./abcnews.al