Halili: Fati nuk ishte me ne, shpresoj të vazhdojmë përpara!

schedule22:17 - 25 Gusht, 2020

schedule 22:17 - 25 Gusht, 2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli për mediat e pranishme në stadiumin “Air Albania” pas humbjes 1-0 ndaj Crvena Zvezdës, duke thënë: “Fati nuk ishte me ne, Unë jam i kënaqur për mënyrën si luajtëm. Kur ka humbje ka dhe mërzitje.

Ka gjëra që nuk shkojnë mirë. Në ndeshjet e ardhshme që do të kemi do të jemi me kontingjent më të madh lojtarësh, të cilët vijnë këtë javë. Shpresoj që të vazhdojmë të ecim përpara.

Fati nuk ishte me ne sot. Atë që bënë ata e kishim ne pak më parë. Në qoftë se do të kishim shënuar ne golin, do qe tjetër simfoni. Për ne si klub e rëndësishme ishte paraqitja dinjitoze.

Kishim besim te skuadra. Një skuadër me goxha emër. Fati nuk ishte me ne, shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të ecim para”, u shpreh presidenti i Tiranës, Refik Halili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!