Halili: Besoj shumë te skuadra, vendi i parë tregon se jemi më të mirët

schedule20:00 - 26 Shkurt, 2022

schedule 20:00 - 26 Shkurt, 2022

Tirana fillon përsëri “arratisjen” në vendin e parë, pas fitores së ditën  e sotme ndaj Laçit, në sfidën  e javës së 22-të të Abissnet Superiores.

Një fitore e arritur me “poker” nga bardheblutë e Orges Shehit, të cilët bëjnë autokritikën pas humbjes me Kastriotin javën e kaluar.

Pas ndeshjes Presidenti i Tiranës, Refik Halili e ka konsideruar si shumë të rëndësishme fitoren me rezultatin 4-1 të ekipit të tij ndaj Laçit.

“Besoj shumë te skuadra, e dija që do bënin një ndeshje të mirë. Sot ata treguan se kanë vlerë si skuadër e si futbollistë, sot treguan që vlejnë shumë. Kemi futbollistë shumë të mirë si Seferi, Xhixha dhe portieri Bekaj. Përderisa jemi në vend të parë, tregojmë që jemi skuadra më e mirë e kampionatit. Sot morëm një fitore shumë të mirë ndaj një ekipi si Laçi, që ka bërë mirë pasi mban vendin e dytë, treguam që bëmë shumë mirë dhe që duhet të ecim kështu”, u shpreh Refik Halili. /f.a/abcnews.al