Halili: Besoj se Tirana ime kualifikohet, shkonte ndryshe pa kartonin e Limajt

schedule10:30 - 7 Korrik, 2022

schedule 10:30 - 7 Korrik, 2022

Refik Halili, pasi Tirana u mposht nga Dudelange në duelin e parë të Champions League, theksoi se shpresojnë shumë që ta bëjnë kthesën në ndeshjen e kthimit.

“Fakt është që në këtë ndeshje ne humbëm. Kemi edhe atë të kthimit, shpresoj që të bëjmë një kthesë.

Kam besim te skuadra, duke parë kontingjentit e lojtarëve që kemi them se do t’ia dalim në ndeshjen e kthimit”, tha për Panorama-Sport Halili.

I pyetur për kartonin e kuq të Limajt, presidenti i bardhebluve shtoi:

“Nëse Limaj nuk do të kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, mund të them se loja mund të fliste ndryshe. Ishte edhe pak çështje fati, që ne të shkonim te ky rezultat.

Megjithatë, thashë që kam shumë besim te skuadra. Jemi vetëm një gol në disavantazh”. Takimin tjetër Tirana e luan në “Air Albania” dhe shpreson që me mbështetjen e tifozëve do ia dalë të kualifikohet në raundin e dytë të Champions League. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!