Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli për Supersport pas ndeshjes kundër Skënderbeut, ku ekipi i tij nuk mori dot më shumë se një pikë pas barazimit 1-1.
PREMIO – “Nuk ka lidhje puna e premios, unë kam qenë i kënaqur gjatë gjithë kohës. Por, sot mendoj që duhet të ishim më të kujdesshëm me ndërrimet. Skuadra dha maksimumin, por fitorja nuk u arrit”.
RIVALËT – “Në kemi thënë ndeshjet i marrim me radhë dhe me kujdes, por ky barazim me Skënderbeun ndeshje më ka dhembur shumë”, tha Halili./abcnews.a