Hakohet uebfaqja e Ministrisë së Jashtme të Iranit

schedule15:15 - 8 Maj, 2023

schedule 15:15 - 8 Maj, 2023

IRAN- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kenani deklaroi se faqja zyrtare e ministrisë ishte hakuar dhe mohoi pretendimet se janë sekuestruar dokumentet dhe baza e të dhënave. Ai theksoi se janë marrë masat e nevojshme dhe të gjitha sistemet e shërbimit janë hapur në mënyrë aktive për publikun.

“Informacioni i publikuar në rrjetet sociale se i përket Ministrisë së Jashtme është i rremë dhe i pabazë. Nuk ka të bëjë fare me atë që po ndodh sot (sulmi kibernetik) dhe është thjesht një ekzagjerim mediatik”, tha Kenani, raportojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Sipas lajmeve në mediat iraniane, faqja e Ministrisë së Jashtme doli jashtë linje për pak kohë si pasojë e një sulmi nga një grup hakerësh. Grupi që kreu sulmin pretendon se kishte sekuestruar shumë dokumente konfidenciale të ministrisë.

Pretendohet se mes informacioneve që u sekuestruan ishin dokumente identiteti, korrespondencë ministrie, numra telefoni dhe një listë me mijëra punonjës të ministrisë. Në faqen kryesore të faqes së hakuar u shfaq për një kohë shprehja “Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajevi”, së bashku me fotot e drejtuesve të Organizatës së Muxhahidëve të Popullit, e cila konsiderohet organizatë terroriste në vend.

Grupi i hakerëve i quajtur “Kıyam ta Serneguni” (Në Këmbë deri në rrëzim) pretendonte më parë se kishte sekuestruar 200 mijë skedarë dhe dokumente duke hakuar faqen e internetit të Institucionit të Komunikimit dhe Kulturës Islamike/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!