Hakohet kompania gjigante e lojërave, sulmuesit shkarkojnë kodin dhe vjedhin të dhënat

schedule21:22 - 10 Qershor, 2021

schedule 21:22 - 10 Qershor, 2021

Hakerët kanë vjedhur informacione të vlefshme nga prodhuesi i njohur i lojërave “Electronic Arts”.

Lajmi për hakimin u raportua së pari nga faqja e lajmeve Vice e cila tha se 780 gigabajt të të dhënave janë vjedhur.

Sipas BBC, sulmuesit pretendohet se kanë shkarkuar kodin burimor për lojërat si “FIFA 21” dhe për motorin e lojërave në pronësinë e “FrostBite” e përdorur si bazë për lojëra të profilit të lartë.

EA ka deklaruar se asnjë e dhënë e përdoruesve të lojërave nuk është vjedhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!