Shkëndija, pas tre fitoreve radhazi, është mposhtur me rezultatin 2-0 në derbin me Shkupin. Një humbje që djeg, kur mendon se në krye të bardhekaltërve ishte trajneri Qatip Osmani, fitues i dy titujve kampion me tetovarët në dy sezonet e fundit.
Shkëndija kishte mundësinë më të mirë të kalonte e para në epërsi, por me penallti Besart Ibraimi nuk ia doli të shënonte. Fraksioni i parë i lojës nuk kishte gola. Jurina ishte ai që nderoi Shkupin. Fillimisht ai shënoi në minutën e 69-të të takimit.
Në të 83’ Shkëndija mbeti me një lojtar më pak, pasi Cheshmedijev u ndëshkua me karton të kuq. Dy minuta më pas Jurina shënoi sërish dhe i dha fund ndeshjes. Tre pikë me mjaft vlera për Shkupin, që ngjitet në vendin e tretë për momentin.
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – Java 8
Shkupi-Shkëndija 2-0
Shënues: Jurina 69’, 85’
/abcnews.al