Hakmarrje në ditën e dasmës/ Në vend të betimit, nusja lexon mesazhet e dhëndrit me dashnoren

schedule15:26 - 8 Shkurt, 2024

schedule 15:26 - 8 Shkurt, 2024

Kejsi ishte gati të martohej me partnerin e saj Alex, por një mesazh në telefonin e saj shkatërroi gjithçka. Teksa po festonte me miqtë e saj, një ditë përpara se të martohej, telefoni i saj filloi t’i binte.

Ajo priste të lexonte një tekst plot urime, por mesazhi që mori nuk ishte i tillë. Numri i dërguesit ishte i panjohur për të, por ajo u habit kur lexoi mesazhet që i dërgoheshin.

“Unë nuk do të martohesha me të, çfarë do të bësh?”, shkruhej në mesazhin e parë, por më tronditëse ishin fotot e partnerit të saj prej 6 vitesh me dikë tjetër.

Në mesazhe të tjera, flitej për gjëra intime apo fundjava të planifikuara me dashnoren e tij. Shoqet e saj insistuan që ajo të anulonte menjëherë dasmën por ajo nuk e bëri.

Në ditën e madhe të dasmës, Kejsi foli me të ftuarit.

“ Me sa duket Alex nuk është ai që mendoja. Ju dua të gjithëve dhe më vjen mirë që jeni këtu. Megjithatë, dasma nuk do të bëhet. Në vend të kësaj do të jetë një festë ndershmërie”, tha ajo dhe filloi të lexonte në vend të zotimeve, mesazhet e partnerit me dashnoren e tij.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!