Hakmarrje ndaj pronarit, restoranti në Tajvan sulmohet nga një mijë buburreca

schedule15:13 - 4 Maj, 2021

schedule 15:13 - 4 Maj, 2021

Një restorant në Taipei, Tajvan është “pushtuar” nga 1 mijë buburreca,  një incident për të cilin  policia mendon se ishte një akt hakmarrje i kryer nga një organizatë kriminale.

Dy burra të veshur me të zeza hodhën mbi 1 mijë buburreca në restorant dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në momentin e ngjarjes, disa policë ndodheshin në restorant, megjithatë Komisioneri i Policisë së Taipei, Chen Jia-chang tha se incidenti ka të ngjarë të jetë një hakmarrje kundër pronarit, i cili dyshohet se i detyrohet para organizatës kriminale Bamboo Union.

Katër burra dhe një grua të dyshuar për sulmin, ndodhen tashmë në arrest. Pas incidentit, G House Taipei njoftoi se restoranti do të dezinfektohej i gjithi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!