Hernan Crespo nuk ia doli të festonte triumfinnë Champions League në vitin 2005. Sulmuesi argjentinas shënoi dy gola në portën e Liverpool, por “The Reds” ia dolën triumfojnë në një nga finalet më të çmendura të luajtura ndonjëherë.
Kuqezinjtë nuk e ruajtën dot epërsinë e tre golave dhe në fund nga penalltitë anglezët ishin më të saktë dhe ngritën trofeun. Dy vite më pas Milanit i erdhi mundësia të hakmerrej dhe e bëri diçka të tillë, duke fituar me rezultatin 2-1.
Hernan Crespo kishte kaluar tek Interi, por rivalët e qytetit nuk e kishin harruar atë dhe telefonatat kishin qenë të shumta për t’i thënë se fitimi i Champions League i dedikohej edhe atij pas zhgënjimit të madh në finalen e Stambollit.
“Pasi Milani u hakmor në vitin 2007 kundër Liverpoolit, unë isha duke luajtur për Interin. Milani, stafi dhe shumë të tjera nga kuqezinjtë vazhdonin të më telefonin dhe më thonin që fitorja ishte për mua”, tregon Crespo. /abcnews.al