Hakmarrja e “ninxhës”, Nainggolan: Interi më trajtoi si lojtar mediokër

schedule16:36 - 26 Janar, 2020

schedule 16:36 - 26 Janar, 2020

Radja Nainggolan u rikthye si “ish” në “San Siro” dhe i hoqi fitoren nga duart Interit me golin e shënuar. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1 dhe mesfushori i Cagliarit ka folur pas ndeshjes për DAZN.

Mendoj se luajtëm mirë që në fillim, erdhëm në ‘San Siro’ për të luajtur me personalitet dhe e qarkulluam mirë topin. Disa episode ishin kundër nesh. Nuk kam asgjë me Interin, por duhen shikuar me kujdes disa episode të dyshimta. Barazimi ishte i rëndësishëm për ne.

Goli? Kam shumë respekt për tifozët zikaltër, por jam trajtuar si një lojtar mediokër tek Interi, kështu që jam i gëzuar për golin. Jam i lumtur nga njëra anë dhe më pak nga ana tjetër“, thekson Radja Nainggolan. /abcnews.al