Hakimi: Mund të dominojmë futbollin europian, titulli s’mund të na ikte nga duart

schedule12:39 - 15 Maj, 2021

schedule 12:39 - 15 Maj, 2021

Interi u kthye te titulli këtë sezon pas më shumë se një dekade thatësirë dhe protagonist i madh në këtë sukses ishte edhe Achraf Hakimi, që i dha tjetër nivel zikaltërve.

Mbrojtësi ka folur për mediet italiane dhe tregon prapaskenat pas eliminimit nga Kupa dhe Champions. Hakimi tregon se nëse Interi vazhdon projektin aktual, mund të dominojë në Europë dhe Itali.

“Ka tre momente që përcaktojnë sezonin tonë. Fitorja ndaj Juventusit, eliminimi nga Champions League dhe triumfi në derbin e Milanos, që na lejoi të shkëputeshim 4 pikë nga Milani.

Kur u eliminuam nga Champions League dhe Kupa e Italisë i thamë vetes se Serie A nuk duhet të na ikë nga duart. Conte është i fiksuar me detajet dhe kur je në ndeshje, nuk ka asnjë surprizë për shkak se ne e kemi punuar atë në stërvitje.

Ka një projekt me Conte dhe lojtarët e rinj dhe nëse vazhdohet, Interi mund të dominojë futbollin në Itali dhe Europë. Fitimi i titullit na ka bërë më të fortë mendërisht. Tani kemi atë që duhet për të qenë protagonistë në Champions League”, tregon Hakimi. /abcnews.al