Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hakimi do largohet, Lautaro nuk ka vendosur ende”, agjenti flet për dy yjet e Interit

schedule20:37 - 15 Qershor, 2021

schedule 20:37 - 15 Qershor, 2021

Alejandro Camano, agjent i Achraf Hakimi dhe Lautaro Martinez, foli për të ardhmen e klientëve të tij te Inter në emisionin argjentinas të radios ‘Como te va?’: “Tani për tani, i vetmi nga të dy që do të largohet nga Interi është Hakimi. Interi na tha që ata duhet të shesin një lojtar dhe ata tashmë e kanë zgjedhur atë. Do duhet të punojmë ende për çështjen e Lautaros”.

“Interi mbështetet shumë te Lautaro, sepse ata e konsiderojnë atë një kampion dhe duan ta mbajnë. Ende nuk ka asgjë konkrete, ne gjithashtu do të shohim se çfarë Lautaro dëshiron. Ai është 23 vjeç dhe mendimi i tij është shumë i rëndësishëm”, tha Camano për Lautaron.

Anësori maroken është në vëmendjen e PSG dhe Chelsea, që deri më tani kanë arritur të ofrojnë rreth 60 milion euro, përballë 80 milionëve që Interi dëshiron të përfitojë nga ky operacion. Asnjë ofertë zyrtare për Lautaro Martinez deri më tani. Atletico Madrid interesohet, por vështirë ta arrijë çmimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!