Hakimi akuzohet për abuzim seksual, gruaja e tij njofton divorcin

schedule15:27 - 27 Mars, 2023

schedule 15:27 - 27 Mars, 2023

Kohë të vështira për Achraf Hakimi, lojtari i PSG-së i cili është përballur me një akuzë për përdhunim ndaj një 23-vjeçareje që nga 3 marsi. Gruaja e tij, Hiba Abouk, publikoi nëj letër të gjatë të hapur te “El Pais” dhe zbulon fundin e marrëdhënies së tyre.

Hakimi ka dëshmuar duke i mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se është i qetë pasi asgjë nuk është e vërtetë, por duket se gruaja e tij ka menduar ndryshe.

“Ndihem e detyruar të shpreh gjendjen time shpirtërore dhe të hedh pak dritë mbi dezinformatat që po qarkullojnë. Ndërsaa heshtja ime mund të ndihmojë për çështje të ndjeshme, unë duhet të shpjegoj veten në mënyrë që të mund të rifilloj jetën time në mënyrën më pak traumatike dhe të dëmshme të mundshme dhe sigurisht për të mbrojtur fëmijët e mi që janë prioriteti kryesor.

Realiteti është se pas disa reflektimeve, disa kohë më parë, Hakimi dhe unë vendosëm t’i japim fund lidhjes sonë. Të gjitha para ngjarjeve të folura në media. Ne kemi vendosur për t’u ndarë ligjërisht, duke pritur divorcin. Kush do ta kishte imagjinuar që të pëballesha me këtë poshtërim, përveç dhimbjes së njohur të një ndarjeje dhe dështimit të një projekti familjar të cilit i kisha kushtuar shpirtin dhe trupin tim, nevojitej kohë për të tretur tronditjenm por vetëkuptohet që në jetën time gjithmonë kam qenë dhe do të jem në anën e viktimave.

Nisur nga serioziteti i akuzave, nuk mund të bëjmë asgjë, por rëndësi ka përparimi i drejtësisë. Ju lutem respektoni privatësinë time dhe të fëmijëve të mi në këtë kohë të vështirë. Faleminderit të gjithëve që më kanë treguar mbështetje, dashuri dhe respekt”, shkruante gruaja e Hakimit e cila njoftoi divorcin./ h.ll/abcnews.al