Hakerimi i WhatsApp, Karamuço: Mund të ketë informacione shtesë, skedarë apo tabulate të bisedave

schedule14:48 - 28 Nëntor, 2022

schedule 14:48 - 28 Nëntor, 2022

Nga ajo që mund të jetë publikuar në ‘darkëeb’ dhe hakerimi masiv që u bë ËhatsApp në vitin 2019, mund të përmbajë dhe informacione të tjera shtesë. Këto deklarata u bënë në studion e ABC Live nga profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço. Në një bisedë me gazetaren Sibora Bitri, Karamuço theksoi që ‘aty kishte një link, që donte të thoshte që kishte diçka përtej numrave’. Sipas tij, këto informacione shtesë të komunikimit, dhe disa prej këtyre numrave të publikuar, jo të gjitha, vetëm disa prej tyre mund të kishin skedarë, jo brendi biseda, tabulate dhe skedarë që kanë shkëmbyer midis tyre’.

Rasti, për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço, përbën një rast të ngjashëm me një hakerim të një punonjësi të Amnesty International, i cili tani ndodhet në një gjyq me një vend të Lindjes së Mesme. Për të është një kërcënim i sigurisë tonë kombëtare. Duhet që të ketë një apel nga institucionet shtetërore sepse vjedhja e të dhënave personale përbën një nga dhjetë rreziqet për sigurinë e personit.

‘Duhet të dalin me konferenca për shtyp, të shpërndahen në media, qytetarët të mos ndihen si viktima. Jemi imunizuar dhe psikologjikisht, nuk na ben më përshtypje’, tha Karamuço.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!