Hakerimi i sistemeve digjitale dhe qeveritare, Karamuço: Dyshime se janë përfshirë edhe shqiptarë

schedule12:10 - 21 Shkurt, 2023

schedule 12:10 - 21 Shkurt, 2023

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço deklaroi se për hakerat iranianë është bërë shumë e thjeshtë penetrimi në sistemet digjitale dhe qeveritare në vend, kjo sepse nuk janë marrë masat e duhura nga autoritetet për mbrojtjen e tyre. Në një intervistë për Abc News, Karamuço u shpreh se kjo mund të bëhet edhe nga çdo hakerues me formim mesatar në Shqipëri.

Karamuço shtoi se ka dyshime që ka edhe shtetas shqiptarë në grupimet e këtyre hakerave.

“Shikoni sesa e lehtë bëhet ky akses dhe nuk është nevoja të kemi hakera iranianë, por atë mund ta bëjë çdo hakerues me formim mesatar edhe vendas. Ka dyshime, janë dy llogari në Telegram, nuk janë të gjithë iranianë, absolutisht. Arrin të dallohet mënyra si komunikojnë, dokumentet që nxjerrin, përplasja që ka midis tyre. Ka dhe shtetësi të tjera, edhe nga ana e Policisë së Shteit dyshohet që ka edhe shqiptarë në këto grupime, patjetër”, theksoi ai./abcnews.al