Hakerët rusë nisin “Luftën Botërore”, sulmojnë SHBA-të, Gjermaninë, Italinë dhe disa shtete Europiane

schedule18:45 - 16 Maj, 2022

schedule 18:45 - 16 Maj, 2022

Hakerët rusë të Killnet kanë njoftuar nisjen e një sulmi kibernetik global kundër SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Letonisë, Rumanisë, Lituanisë, Estonisë, Polonisë, Ukrainës.

Kjo u raportua në një postim në Twitter nga faqja e pavarur e lajmeve bjelloruse Nexta Tv.

Ndërkohë në Itali, faqja e Policisë ka pësuar një sulm nga hakerët pro-rusë të ‘Killnet’, të njëjtët që ditët e fundit kanë goditur disa faqe institucionale, përfshirë ato të Senatit dhe Mbrojtjes dhe që kanë tentuar të bllokojnë Eurovizionin.

Aksioni i nisur mbrëmjen e djeshme është përballur me teknikë të Policisë të mbështetur nga specialistë të Qendrës Kombëtare Kundër Krimit për Mbrojtjen e Infrastrukturave Kritike (Cnaipc) të Policisë Postare, për rikthimin progresiv të funksionalitetit të plotë të sheshit.

“Sot ne zyrtarisht i shpallim luftë 10 vendeve, duke përfshirë policinë mashtruese italiane. Meqë ra fjala – përfundojnë hakerët – faqja juaj ka pushuar së funksionuari: pse sulmi nuk u trajtua si Eurovizioni? “. Sulmi nuk shkaktoi dëme në infrastrukturë, por u kufizua në ngopjen e lidhjeve dhe rezultoi në një ngadalësim.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!