Hajime Moriyasu: Kemi respekt të madh për Kroacinë, pres që ndeshja të zgjasë 120 minuta

schedule22:12 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 22:12 - 4 Dhjetor, 2022

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Kroacinë, tekniku japonez Hajime Moriyasu shpreson në një paraqitje dinjtoze, të “samurajve blu”.

Në fjalët e tij gjatë konferencës, Moriyasu tha se pret një ndeshje të vështirë, që do të luhet për 120 minuta.

“Kemi respekt të madh për kroatët, të cilët kanë lojtarë të mëdhenj. Ata fituan medalje argjendi në Botërorin e fundit, ata dinë të përshtaten me kundërshtarin dhe do të jetë një sfidë e madhe për ne. Unë njoh shumë lojtarë kroatë dhe e kam takuar Mikiçin në Hiroshima. Shpresoj që ai të mos i ketë zbuluar të gjitha sekretet tona në Kroaci. Pres një ndeshje të vështirë që do të luhet për 120 minuta”,- u shpreh tekniku japonez. /i.m /abcnews.al