Hajdutët vjedhin një kalë, pastaj e therin dhe i marin mishin

schedule15:36 - 16 Tetor, 2023

schedule 15:36 - 16 Tetor, 2023

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Prokuplje të Serbisë. Një person i panjohur ka vjedhur një kal dhe më pas e ka therur.

Sipas mediave vendase, informacionet zyrtare thonë se kafsha është vjedhur në lagjen afër varrezave. Ajo nuk ishte e lidhur dhe banorët thonë se në atë lagje ka shumë kuaj.

Ka ndodhur edhe më parë që kafshët janë zhdukur, por asnjëherë deri më tani nuk janë gjetur të therura”. Është interesante se si dëshmitarët okularë thanë se nga ajo kafshë është marrë mishi dhe se kanë mbetur vetëm kockat.

Inspektori që ka shkuar në vendngjarje ka konfirmuar se janë gjetur kockat e kafshës. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon hetimet për gjetur autorin e këtij krimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!