Hajdutët vjedhin mallra me vlerë prej 300 mijë dollarë nga dyqani Yves Saint Laurent në Kaliforni

schedule13:00 - 10 Gusht, 2023

schedule 13:00 - 10 Gusht, 2023

Një grup paktën 30 hajdutësh kanë grabitur në mes të ditës një dyqan të Yves Saint Laurent në Kaliforni. Video e siguruar nga KTLA tregon të dyshuarit të veshur me të zeza duke vrapuar brenda dhe jashtë dyqanit të modës në qendrën tregtare Americana në Glendale.

Një burrë që duket të jetë shoferi përleshet me një nga të dyshuarit ndërsa përpiqet të ikë nga dyqani  por hajduti u largua përmes një makine në lëvizje që u largua me shpejtësi.

Departamenti i Policisë së Glendale konfirmoi se ishin të paktën 30 persona që vodhën sende me vlerë 300 mijë dollarë. Caruso, kompania që zotëron qendrën e pasur tregtare, ka ofruar 50 mijë dollarë shpërblim për këdo që ka informacione për hajdutët.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!