Hajdutët në Francë tentuan të vidhnin kamionë me shampanjë me vlerë 600 mijë euro, si i ndoqi policia

schedule11:01 - 13 Nëntor, 2023

schedule 11:01 - 13 Nëntor, 2023

Hajdutët në Francë vodhën dy kamionë plot shampanjë me vlerë 600 mijë euro, por pasi i ndoqi, policia arriti të rikuperonte mallin e vjedhur.

Sipas BBC, drama filloi të shtunën pranë qytetit të Reims, ku u vodhën kamionë me shampanjë.

Policia arriti të zbulojë vendndodhjen e automjeteve të vjedhura, të cilat ishin të pajisura me transmetues gjurmues dhe filloi një ndjekje në autostradën midis Reims dhe Parisit.

Shampanja iu kthye pronarëve, por hajdutët arritën të shpëtonin.

Gazeta Parisien raporton se kamionët përmbanin shishe të “Moe e Chandon”, një nga markat më të famshme të shampanjës.

Në ndjekje kanë marrë pjesë dy makina policie, ku hajdutët kanë tentuar të arratisen duke bërë një kthesë të fortë, pa sukses. Kur policia detyroi një kamion të ngadalësonte shpejtësinë, shoferi u hodh nga automjeti dhe më pas u kap nga një makinë që ndiqte kolonën. Një tjetër kamion është gjetur pranë daljes së autostradës, por pa drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë, hetimet janë në vazhdim dhe shishet janë të padëmtuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!