Rey Manaj ka përjetuar një moment jo të mirë dy ditë më parë, pasi në shtëpinë e tij kanë hyrë hajdute që i kanë shkaktuar dëme materiale.
Tre ora të shtrenjta të sulmuesit janë marrë nga keqbërësit, sikurse edhe 70 mijë euro cash. Gjithsesi Manaj i gëzohet faktit që familja e tij është mirë.
“Lumturia nuk ndodhet brenda një kasaforte, por kur mbyllet dera e shtëpisë dhe çdo gjë që të mbush zemrën ndodhet aty: familja ime!
Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse sendet më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”, shkruan Rey Manaj në rrjetet sociale. / abcnews.al