Disa persona ende të paidentifikuar janë futur gjatë orëve të natës në një pikë mermeri në Fier duke marrë një sasi parash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Vogël” dhe është konstatuar në orët e para të mëngjesit.
ABC sjell edhe pamje nga vendi ku ka ndodhur ngjarja. Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Sheq i Vogël” Fier, në biznesin në pronësi të shtetasit A. T., persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi parash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. m.v/abcnews.al