Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hajdutët futen në fermë gjatë natës dhe vjedhin 150 lepuj me vlerë 3000 euro

schedule10:36 - 11 Maj, 2023

schedule 10:36 - 11 Maj, 2023

Një 68-vjeçar ka denoncuar në polici vjedhjen e 150 lepujve nga ferma e tij, e vendosur në një zonë të thellë rurale të rrethit të Limasolit në Greqi.

Sipas pronarit të fermës, gjatë natës, mes datës 9 dhe 10 prill, persona të panjohur kanë hyrë në zonën e rrethuar të kopshtit të tij, që ndodhet në zonën ndërmjet fshatrave Moni dhe Pirgos, dhe kanë vjedhur nga kafazet e tyre rreth 150 lepuj me një vlerë totale rreth 3 mijë euro.

Sipas mediave fqinje, nga hetimet është konstatuar se autorët kanë thyer derën e jashtme prej hekuri të kopshtit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!