“Hajdut Romantik”/ Zbulohet letra e Havier Dobit për të dashurën nga qelia: Nuçja ime, me prit dy muaj

schedule12:43 - 9 Janar, 2023

schedule 12:43 - 9 Janar, 2023

Havier Dobi dhe nëna e tij Rozeta Dobi u lanë ditën e sotme në “arrest me burg” nga gjykata për shkak se akuzohen për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesat ku Rozeta punonte si pastruese.

Përpos letrës për babait, abcnews.al ka siguruar edhe letrën që 23-vjeçari ka shkruar për të dashurën e tij nga qelia.

Lexo edhe: “Mamit nuk do ia falë kurrë”, shijonte partë e vjedhura, por çfarë i shkruan i riu babait: Do të dal vetëm për ju

Ai i kërkon të dashurës së tij të cilës i drejtohet me fjalën “Nuçe” ta presë për dy muaj, pasi pas kësaj periudhe kohë ai do të dalë nga qelia.

Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota ime. Sot unë do dal në gjyq për shkak të atij muhabetit që jam këto dhe do jem maksimumi dy brenda. Pas dy muajsh do dal me arrest shtëpie.

Përgjatë këtyre dy muajve dua të jesh më e fortë, me durim, kurajo dhe më e fortë pavarësisht se unë jam këtu por me shpirt e zemër jam me ty. Dua të më presësh dy muaj. Do të bëj gjithçka që të jem afër teje. Të dua shumë me shpirt e zemër jeta ime. Nuçja ime, do të më marrë malli shumë”,  shkruan Havieri.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!